evente
Sonte, në Spreitenbach, fillon festivali “Tri net film fest”
Festivali i filmit “Tri net film fest” vjen nga 16-18 nëntor me edicionin e ri, të dytin me radhë dhe mbahet në Spreitenbach, Kantoni Aargau
Një grup i vogël entuziastësh të filmit dhe të dramës, të mbledhur rreth studios “Aktrimi”, Cyrih, ka marrë përsipër organizimin e një festivali të filmave shqip, në Zvicër.
Iniciativa është e hershme, por pas një edicioni, të mbajtur pak vjet më parë, pandemia dhe probleme të tjera bënë që ajo të ndërpritej.
Sidoqoftë, duket se ndërprerja ka qenë e përkohshme, pasi po ky grup ka vendosur të vazhdojë me festivalin.
Kështu, festivali i filmit “Tri net film fest” vjen javën ardhshme, nga 16-18 nëntor me edicionin e ri, të dytin me radhë dhe mbahet në Spreitenbach, Kantoni Aargau.
Platforma mediale Albinfo.ch është sponsor medial i festivalit.
Edhe ky edicion do të shfaqë filma të shkurtër në gjuhën shqipe dhe gjermane.
“Tri net film fest” është ngjarje që do të festojë kinematografinë dhe do të jetë pikë takimi e kineastëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, Gjermania, Austria etj.
Programi i detajuar i shfaqjeve është si vijon:
Nata e parë
- “Rreth”, nga Jon Saqipi
- “Ekskursioni”, nga Leotrim Idrizi
- “Cash in the Streets”, nga Nik & Uros
Nata e dytë
- “Sofra e varrit”, nga Mirak Zymberaj
- “Dhurata e papritur”, nga Merita Cegrani
- “Scars”, nga Riccardo Schalcher
- “Persona Envy”, nga Director Prisselly
Nata e tretë
- “Një Fëmijë” nga Bekim Guri
- “Cadilac dhe manaferra” nga Suela Bako
- “Skenderi”, nga Sabri Pajaziti
- “Ninullë”, nga Adrian Asllani
Adresa: Sandackerstrasse 4, 8957, Spreitenbach, me fillim në orën 19.00.
Ju lutemi të bëni rezervimin tuaj sa më parë, pasi numri i vendeve është i kufizuar!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit18 Nëntor 2023
- Ora22:00
- LokacioniSpreitenbach (AG)
- Data e përfundimit9 Nëntor 2023 - 15:00
E-Diaspora
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt Opera e Frankfurtit ka lëshuar njoftimin më të ri që për sezonin 2024/25 do të prezantohet...
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
Jeta në Zvicër
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje të gjithë...
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Forumi i Gjenevës bashkoi një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë